Plazhet e Borshit vijojnë të ndoten nga ujërat e zeza që dërdhen në det nga krocerat dhe anijet turistike. Në një video dërguar në RTV Ora, pushuesit denoncojnë situatën që sipas tyre po i detyron të braktisin plazhin.

Kjo është pamja (shikoni videon)me të cilën po përballen prej ditësh pushuesit në plazhet e Borshit.

Deti vijon të ndotet herë pas herë nga ujërat e zeza të derdhura nga kroçerat apo anijet turistike që lundrojnë në zonë.

Kjo video e dërguar në redaksinë e RTV Ora është xhiruar në shkallë të Borshit.

Pushuesit e përshkruajnë situatën si të neveritshme, ndërsa ujërat e zeza e kanë bërë të paaksesueshëm plazhin sipas tyre të mrekullueshëm.

Një situatë e ngjashme u raportua edhe pak ditë më parë, kur pushuesit dhe bizneset thanë se kjo gjendje po i detyron të braktisin plazhin.

Raste të ngjashme të ndotjes së ujërave shqiptare nga anijet e huaja janë raportuar edhe më herët, ndërsa ky problem mbetet pa zgjidhje.

Flash Lajme