Ish- deputeti Eduard Ndocaj, kandidat për bashkinë Lezhë më 30 qershor, ka shpërthyer në akuza kundër anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, në lidhje me ankimimin që ka bërë për hapjen e kutive të votimit në Lezhë, mbi zgjedhjet e dy javëve më parë

Përmes një video të shpërndarë në profilin e tij në facebook, Ndocaj e konsideron KQZ-në një institucion kriminal, që ka 29 vite që tallet me votën e lirë, por akuzat e rënda janë në drejtim të Bibës.

Ndocaj e quan zv.kryetarin e KQZ-së me epitete të rënda. Reagimi i Ndocaj erdhi pasi Biba, i quajti fakira ankimuesit e numërimit të votave për Lezhën.

Flash Lajme