Një krim i rëndë ka tronditur sot qytetin e Durrësit, ku bashkëshorti ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 18.

E ndjera është identifikuar si Hasbije Kuka, 36 vjeç, dhe është qëlluar me thikë pranë zemrës nga bashkëshorti i saj Ardian Kuka.

Raportohet se ajo është dërguar me plagë të rënda në spital nga vëllezërit e saj dhe djali i tyre i mitur por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë në familje. Policia është vënë ndërkohë në ndjekje të autorit, bashkëshortit të të ndjerës.

Durrës/Informacion Paraprak
 
Më datë 19.07.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr.15, Durrës, shtetasi A.K.,ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen H.K., rreth 36 vjeçe, e cila u transportua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
 
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin e vendndodhjes së autorit dhe kapjen e tij.

Flash Lajme