Liderët kryesorë të politikës në Shqipëri dhe Kosovë po reagojnë lidhur me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në një reagim në “Twitter”, kreu i PD-së deklaron: “Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!”

Ndërsa kreu i opozitës Albin Kurti e konsideroi dorëheqjen një vendim të vonuar dhe me arsye të gabuar.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj komunikoi sot pas mbledhjes së qeverisë dorëheqjen e tij të parevokueshme si kryetar i qeverisë.

Shkak i këtij vendimi ka thënë se është një thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje nga Specialja.

Haradinaj ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë, duke vazhduar se taksa ndaj Serbisë do të mbetet.

Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 19, 2019

Flash Lajme