Një sherr është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku persona ende të panjohur kanë dhunuar me grushta dhe shkelma drejtuesin e një automjeti në momentin që ky i fundit ka dalë nga makina.

Mësohet se sherri ka ndodhur në zonën e Skelës, pikërisht afër rreth-rrotullimit në Vlorë.

Deri më tani bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit është dërguar në spital ka marrë plagë të në fytyrë e në trup. Policia po e merr në pyetje për të mësuar më shumë për shkakun dhe personat të cilët ishin përfshirë në konflikt.

Personi i dhunuar drejtonte makinën me targa AA 908 TX.

Flash Lajme