Shënohen sërish tensione në protestën në zonën e Astirit ku banorët protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre. edhe këtë të hënë ka pasur incidente mes policisë dhe protestuesve.

Mësohet se në orët e vona të mbrëmjes policia ka shoqëruar 3 persona pas përplasjeve.

Sipas të njëjtave burime, 2 nga të arrestuarit janë Maliq dhe Edi Ferhati, ndërsa emri i personit tjetër të ndaluar nuk dihet. Banorët e Astirit protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre në hyrje të Tiranës prej thuajse 6 muajsh.

Flash Lajme