Të shumta janë komentet pas postimit të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale ku publikonte një tjetër rast të bllokimit të një pike karburanti në saj të aksionit anti-informalitet.

Një komentues i ka shkruar duke e pyetur nëse aksioni anti-informalitet vjen në shenjë hakëmarrje nga kryeministri Rama, për shkak se mund t’i jetë prishur makina nga karburanti jocilësor. Kaq është dashur që kryeministri t’i përgjigjet duke i thënë se makinës nuk di t’i japë por tregon pse po i japin me shumë gaz makinës së shtetit.

Komentuesi: Më duket se makina jote e ka pësuar kësaj rradhë se s’ka mundësi se po merr këtë nismë. Gjithsesi shpresoj ti kontrollosh të gjithë pa dallime.

Rama: Une s’di t’i jap makinës kështu që nuk e ndjej ca pëson makina.. Po kjo nuk është një përpjekje qe po fillon tani, megjithëse njeriu harron shpejt dhe shumëkush e ka harruar ca katrahure totale ka qene ky vend ca vite përpara!

Flash Lajme