Policia shqiptare në kërkim të radikalëve katolik që kër cënuan pushuesit nga Maqedonia e Kosova

Policia shqiptare është duke i kërkuar dy banorët e veriut të vendit të cilët kërcënuan turistët myslimanë nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Ata dëgjohen duke thënë në video se “se do t’i rrjepin” kosovarët “ashtu sic u ka bërë serbi”.

Reagimi i Policisë në Shqipëri:

Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë :

A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.

L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat