Nga Arben Malaj

Kjo tragjedi ndodhi shumë afër shtëpisë time. Me disa prej punonjësve përshëndeteshim disa herë gjatë ditës. Vdekja e dy prej tyre dhe plagosja e tre shokëve të tyre të dhemb në shpirt.

Bashkia bën mirë që stimulon investimet e përbashkëta me komunitetit, por kontrolli i parë për çdo punim është certifikimi i punonjësve sidomos në ndërtime kaq specifike deri në 15 apo 20 kate. Asnjë leje për fillim punime nuk jepet nga investitori pa verifikuar certifikimet teknike të çdo punonjësi jo thjesht të administratorëve.
Bashkia e Tiranës ka një rregullore për këto punime dhe ngritjen e një komisioni Mbikëqyrës për keto punime.
Pas kësaj, mbikëqyrja në terren nga Bashkia është e qartësuar në rregulloren përkatëse. Një nga fitimet abuzive të kompanive në Shqipëri është kostuar e investimeve fizike dhe trajnuese e stafeve. Ata nuk paguajnë për trajnimet dhe pajisjet teknike të dmd. Këto fitime abuzive shpesh përfundojnë me vdekje dhe plagosje të punonjësve. Pra fitimet janë kriminale. Hetimi duhet të jetë i shpejtë dhe efektiv. Larg çdo ndërhyrjeje deformuese. Bashkia e Tiranës duhet të jetë pjesë e hetimeve. Ndërsa aksioni i lyerjeve të pallatave duhet të mos nxitohet, të bëhet vetëm kur kompanitë por edhe çdo punonjeës i tyre, kanë trajnimet dhe certifikimet e detyrueshme të sigurisë në punë. U prehshin në paqe viktimat e pafajshme të kësaj tragjedie. Ngushellime familjarëve, miqëve dhe shokëve te tyre! Arbeni

Flash Lajme