Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër që po mbahet për konstituimin është ndërprerë për pak minuta.

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike ka “shpërthyer” me tone të ashpra. Ajo është ngritur në këmbë duke e konsideruar mbledhjen ilegale dhe farsë.

“Është një mbledhje antikushtetuese. Jeni të gjithë në kundërshtim me ligjin dhe do mbani përgjegjësi penale. Turp! Turp!”, ka deklaruar me tone të ashpra Bardeli, që është nxjerrë jashtë mbledhjes.

Flash Lajme