Pak minuta më parë është lënë i lirë kreu i FRPD-së, Arvit Bushati, i cili u prangos nga policia gjatë protestës së organizuar nga PD dhe mbështetësit e saj në Shkodër.

Bushati u arrestua menjëherë pas përfundimit të protestës që po mbahej kundër konstituimit të këshillit të ri bashkiak Shkodër, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve e efektivëve të policisë.

Edhe pas përfundimit të protestës, mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën të ri-protestonin, por këtë herë para Komisariatit të Shkodrës për të kërkuar lirimin e kreut të FRPD-së.

Ndërsa Arvit Bushati u la i lirë disa orë pas arrestimit.

Burimet e policisë thanë se shoqërimi i përfaqësuesit demokrat është bërë për kundërshtimin dhe goditjen e policisë gjatë përpjekjes së qytetarëve për të çarë kordonin e forcave të rendit, të cilat ishin vendosur te Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi” gjatë konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak.

Flash Lajme