Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar përmes një deklarate lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, pas deklaratës së Voltana Ademit se bashkisë i janë ndërprerë fondet.

Ministria ka hedhur poshtë pretendimin e Ademit, duke thotë se janë kryer të gjitha pagesat dhe urdhër pagesat e bashkisë Shkodër.

Reagimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate,   Ministria   e   Financave   dhe Ekonomisë sqaron se:

Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm përsa më sipër.

Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime.

Flash Lajme