Policia ka identifikuar edhe viktimën e dytë të aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para në aksion rrugor Fier-Lushnjë, pranë fshatit Savër.

Rreth orës 02:20 një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnjë, është përplasur me një tjetër “Benz” me drejtues shtetasin Idajet Toshkëllari, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnjë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Idajet Toshkëllari dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet. Ndërsa Policia njofton se ka bërë identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

Viktima e dytë është shtetasja Hatixhe Hatia, 62 vjeç, banuese në Lushnjë.

Flash Lajme