Policia italiane në Xhenova ka goditur një grup adoleshentësh shqiptarë, të cilët kanë vjedhur në dy shkolla kompjutera dhe të tjera materiale me vlera të konsiderueshme.

Mediat italiane raportojnë se policia i gjeti 7 të rinjtë shqiptarë duke fjetur nëpër dhoma me materialet e shkollës që i kishin vjedhur.

Ata kishin pak kohë që kishin kryer dy grabitjet. Kjo ishte arsye pse policia e shtetit fqinj prangosi 7 adoleshentët shqiptarë nën akuzën e vjedhjes së kompjuterëve të shkollës.

Adoleshentët ishin të moshës nga 18-20 vjeç dhe me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali.

Ata u arrestuan mëngjesin e 23 gushtit, ndërsa arresti u cilësua i ligjshëm.

Flash Lajme