Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e “Unazës së Re”.  Ngjarja u raportua rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rolandit”.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur 55-vjeçarin, i cili ishte duke ecur në këmbë.

“Rreth orës 21:15,  në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç  ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar  ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.

Flash Lajme