Një karburant ka shpërthyer në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.

Policia bënë me dije së janë 6 persona të plagosur.  Sipas Policisë zjarrfikset kanë vënë nën kontroll zjarrin.

“Ështe shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona. Njëri prej tyre po transportohet për në Tiranë në repartin e djegies.  5 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Zjarrfikësit po punojnë për elemimin e plotë të zjarrit. Shërbimet e policisë kanë vendosur perimetër sigurie dhe kanë larguar gjithë njerezit përrreth karburantit”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Siç shihet edhe në video, flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë karburantin.