Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, konfirmoi përmes një postimi në “Twitter” se mbrëmë në Serbi është sulmuar një autobus me udhëtarë kosovarë gjatë rrugës për në shtetet e Bashkimit Europian.

Pacolli ka kërkuar nga BE-ja që Serbia të ndalë sulmet dhe të ofrojë siguri për qytetarët e Kosovës.

“Unë e dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit të mbushur me udhëtarë që po kalonin nga Kosova nëpër Serbi për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht po dështon të ofrojë siguri për udhëtarët tanë dhe liri të lëvizjes. Ne bëjmë thirrje për hetime dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në postimin e tij.

Flash Lajme