Pas fluksit të fillim sezonit veror, tani janë ditët kur emigrantët udhëtojnë drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Në Portin e Durrësit po punohet me shumë sportele për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata.

Këtu po punohet me kapacitet të plotë.

Kompanitë e lundrimit po operojnë me shtatë tragete në ditë. Policia e kufirit ka trefishuar numrin e sporteleve të kontrolllit me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Emigrantët edhe shtetas të huaj nuk kanë shfaqur shqetësime dhe pse nisja e trageteve është regjistruar me disa ore vonesa për shkak të numrit të lartë të udhëtarëve.

Referuar të dhënave operative të dala nga porti, gjatë muajit gusht në portin e Durrësit mbërriten 120 mijë udhëtarë me mbi 29 mijë autovetura. U nisen drejt Barit, Ankonës dhe Triestes 160 mijë udhëtarë të tjerë me 37 mijë autovetura. Stastistikat flasin për një rritje me 10 përqind më shumë të numrit te personave që preferuan udhëtimin me traget në raport me një vit më parë.

Flash Lajme