Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar ditën e sotme në Presidencë, ku ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Takimi nuk është bërë zyrtar nga asnjëra nga palët, por vjen menjëherë pas zhvillimeve të fundit të po ndodhin në vend, si për shembull dëshmia e presidenti Meta në Komisionin Hetimor Parlamentar apo kthimi i Bashës nga punimet e Asamblesë së PPE në Bruksel.

Nuk dihen detaje mbi takimin apo temat e prekur nga dy liderët, por raportohet se takimi zgjati thuajse 60 minuta.

Kujtojmë se kreu i Shtetit, Ilir Meta përmendi disa herë para Komisionit Hetimor se kishte marrë informacione se më 8 qershor do të kishte përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë, e se ishte planifikuar djegia e Kuvendit.

Meta tha se kjo ishte një nga arsyet kryesore që vendosi shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet vendore.

Mirëpo Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi se asgjë nga ato që dëshmoi presidenti Meta nuk ishin të vërteta dhe se nuk kishte pasur asnjë plan për djegien e Kuvendit.

Flash Lajme