Delegacioni i Venecias mbylli praditen e sotme takimin me Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Takimi zgjati për afro 1 orë.  Kreu i delegacionit Tuori në një prononcim të shkurtër për media tha se raporti përfundimtar do të dalë më 11 tetor.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën”- ka thëne ai, duke shtuar se “të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 tetor”.

Kujtojmë që ekspertët janë thirrur për të vërtetuar ligjshmërinë e  vendimit të kreut të shtetit për zhdekretimin e 30 qershorit si datë e mbajtjes së zgjedhjeve. Pas takimeve të shumta të mbajtura sot dhe dje Komisioni i Venecias përmbyll kësisoj fazën e mbledhjes së fakteve.

Një ditë më parë delegacioni i Venecias pati një seri takimesh me eksponentë të lartë të politikës shqiptare.

Axhenda e takimeve nisi në orët e para të mëngjesit me deputetët e opozitës jashtë Kuvendit, Bylykbashin dhe Gjoshën, për të vijuar më pas me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, krerët e grupeve parlamentare të opozitës në kuvend, kryeparlametarin Gramoz Ruçi dhe vetë kreu e shtetit Ilir Metën.

Flash Lajme