Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, mbi të cilin janë hedhur akuza se nuk ka pëfunduar shkollën e mesme, ka publikuar së fundi deftesën e tij.

Në një përgjigje për gazetarin Telsin Skuqi, Golemi publikon deftesën ku shihet se e ka mbaruar shkollën e mesme në vitin 1994, mirëpo në CV-në e tij shkruhet se ai e ka përfunduar gjimnazin në vitin 1996.

Dhe pikërisht këtu lindin edhe dyshimet, në rast se Golemi e ka përfunduar shkollën në 1994 siç pretendon, atëherë pse ai ka qëndruar dy vite pa e nisur shkollën e lartë për mjekësi të përgjithshme.

Në deftesën e kryebashkiakut shihen dhe notat e tij, ndërsa i kërkohet që të punojë më shumë në lëndën e gjuhës së huaj të cilën e ka 6. Një tjetër element që vërehet në këtë dokument është fakti se është punuar me dy boja të ndryshme stilolapsi, gjë e cila bie ndesh me rregullat në vendin tonë.

Gjatë ditës së djeshme gazetari e sfidonte Golemin se në rast se ai do të publikonte deftesat e sakta, ai do të hiqte dorë nga gazetaria investigative. 

/Fax Web

Flash Lajme