Shtyhet edhe me një muaj afati për të vetëdeklaruar të dhënat e banesës, të cilat nevojiten për të llogaritur taksën e banesës, që do të aplikohet në faturën e ujit.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se është shtyrë deri në datën 30 tetor 2019.

Llogaritja e taksës së banesës do të bëhet në bazë të vlerës së ndërtesës shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%.

Pra nëse një apartament me sipërfaqe 70 m², shumëzuar me çmimin vlerësues 60.000lek/m² shumëzuar me 0.05%, taksa vjetore që duhet paguar llogaritet 2 100 Lek, ku për çdo muaj vlera që duhet paguar është 175 lek.

Vlera e ndërtesës x 0,05% = Taksën Vjetore të Ndërtesës

Me vete duhet të keni  

UKT vendos në dispozicion specialistët që do ju ndihmojnë për të plotësuar formularin e vetë-deklarimit, mjafton të paraqiteni në njërën nga Pikat UKT. Me vete duhet te keni

1- ID,

2-  dokumentin e pronësisë (çertifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë, ose kontratën e shit-blerjes, dhurimit apo shkëmbimit, osë akt-privatizimin apo vetë-deklarimin e ALUIZNI-t, si dhe rivlerësimin e fundit të pasurisë nëse e dispononi)

3- Librezën e ujit ose faturën e muajit të fundit

Pikat ku mund të paraqiteni

1. Pika UKT, Njësia Nr. 1- Rr. “Bardhyl” – E hënë- shtunë 08:00-20:00.

2. Pika UKT, Njësia Nr. 2- Rr. “Petro Nini Luarasi”, pranë Tregut Elektrik- E hënë- shtunë 08:00-20:00.

3. Pika UKT, Njesia Nr. 5 – Rr. “Llazi Miho”, Kombinat- E hënë- shtune 08:00-20:00.

4. Pika UKT, Rr. e “Kavajës”, pallatet Delijorgji – E hënë- shtunë 08:00-20:00.

5. Pika UKT, Drejtoria Rajonale, Sauk – E hënë – premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

6. Pika UKT -Rruga “Muhamed Deliu”, pranë Freskut – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

7. Pika UKT Rruga “Budi”- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

8. Pika UKT Rr. “Aleksandër Moisiu”, përballë Min. se Kulturës- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

9. Pika UKT, Blv. Zhan D’Ark, përballë Maternitetit të Ri – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

10. Pika UKT, Rruga “Teodor Keko”, pranë Astir- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

11. Pika UKT, Kodër Kamëz – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunen 08:00-13:00.

12. Njësia Nr. 3 – Rr. “Jusuf Vrioni”, Blloku Vasil Shanto – E hënë- premte 08:00-15:30 dhe të shtunën 08:00-13:00.

13. Njësia Nr. 4- Rruga “Artan Lenja”, Pranë Rep. të Zjarrfikseve- E hënë- premte 08:00-15:30 dhe të shtunën 08:00-13:00.

14. Zyrat Qëndrore UKT, Rruga e “Kavajës” – E hënë- premte 08:00-16:30.

Flash Lajme