Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas raportimeve mësohet se një burrë ka qëlluar me sëpatë dy familjaret e tij, vajzën e xhaxhait dhe nusen e xhaxhait.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gumenicë të Vlorës, ndërsa dy të lënduarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, bëhet me dije se policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e dyshuar, 27-vjeçarin Mariglen Çobani.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.

Flash Lajme