Mbi vendin tonë sot pritet që të mbizotërojë një mot i kthjellët me vranësira dhe reshje. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit sot priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht mesatare. Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore kryesisht gjatë pasditeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit sot pritet të arrijnë në bregdet 19 / 27 °C, në vendet e ulëta 20 / 24 °C dhe në vendet malore: 12 / 22 °C.

Flash Lajme