Zbardhet kërkesa e Izet Haxhisë në lidhje me perjashtimin e trupës gjykuese, pas vendimit të Apelit për rifillimin nga e para të procesit gjyqësor.

Në njërin prej argumenteve thuhet se Fatmira Hajdari ka shokë e miqë në gjykatë, si dhe përmendet fakti që asnjë prej anëtarëve nuk e ka kaluar vettingun.

Pikat kryesore të kërkesës

1. Gjykata rrëzoi kërkesën për zëvendësim mase.

2. Në gjykatë ka ende gjyqtarë që kanë qenë në treshe gjykimi që kanë kërkuar heqje lirie me 25 vjet për Izet Haxhinë. Ka qenë gjyqtare Fatmira Hajdari, e cila i ka shok e miqë.

3. Kjo trup gjyqësore është caktuar kur ka qenë kryetare Enkeledi Hajro, e cila rezulton se ka qenë avokate e shtetit kundër procesit Izet Haxhia në Stasburg.

4. Gjyqtarët nuk mund të shprehen pasi është e njëjta trup që ka dhënë vendimin e parë që u rrëzua, njëri nga anëtarët.

5. Asnjë prej anëtarëve nuk ka kaluar vettingun.

6. Për të gjitha këto arsye e argumenta nuk mundet që të vijoj gjykimi me këtë trup për një proces të përmasave të tilla që ndan dy epoka, padrejtësinë dhe drejtësinë.

Në këto kushte, avokatët e Izet Haxhisë kërkojnë që të caktojmë një tjetër trup gjykues nga KLGJ.

Flash Lajme