Plotë gjashtë orë kanë zgjatur dy operacionet të cilave u është nënshtruar një nënë e re nga qyteti i Librazhdit, për të sjellë në jetë trinjakët e saj.

32-vjeçarja Alfonia Çota ishte në rrezik për jetën, por një infermiere e spitalit është ofruar për të dhuruar gjak.

Falë saj dhe dhuruesve të tjerë, nëna e re tani gëzon shëndet të plotë së bashku me bebet e saj, dy vajza dhe një djalë.

Infermierja Sadete Anastasi ishte ajo që dhuroi gjak duke i shpëtuar jetën të resë nga Librazhdi. Alfonia rrezikonte jetën për shkak të hemorragjisë që pësoi në sallën e operacionit.

E reja ndihet e lumtur për shpëtimin e jetës së fëmijëve të saj, por shpreh shqetësim për rritjen e tyre për shkak të kushteve të vështira shëndetësore. Bashkëshorti i saj punon emigrant në Greqi dhe herë pas here sjell të ardhura, të cilat nuk mjaftojnë për mbajtjen e familjes dhe rritjen e trinjakëve.

Flash Lajme