Eldin Dergjini (Barova), u aksidentua mbrëmjen e djeshme në hyrje të Tiranës në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”. Ngjarja e mbrëmshme, në dukje të parë dyshohet si një atentat ndaj tij.

Makina e blinduar “Mercedes G Class” me targa ruse të falsifikuara, e paregjistruar në asnjë pikë doganore.

Aksidenti i mbrëmshëm u duk si një aksident rrugor i një makine të blinduar me targa ruse e cila mund të arrijë deri në 250 mijë euro, por pas tij mund të fshihet një atentat i mbetur në tentativë. Drejtuesi i mjetit Eldin Dergjini (Borova). 34-vjeçari nga Shkodra por banues në Tiranë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 ndërkohë që udhëtonte me automjet, doli nga rruga duke u përmbysur.

Raportimet bëjnë me dije se Eldin Dergjini(Borova), është vëllai i deputetes së LSI-së, Ambra Barova, por ka ndërruar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Pas marrjes së dëshmisë së tij në polici nisën të dalin në dritë detajet e para.

Në polici Eldin Dergjini ka deklaruar se dikush e ka ndjekur nga mbrapa me automjet dhe i ka goditur makinën çka solli edhe daljen nga rruga.

“Kam qenë duke ecur me makinë me shpejtësi. Vura re që kisha një automjet pas, por nuk e di nëse po më ndiqte. Ajo makinë më goditi nga pas. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi “, mësohet të jetë shprehur Dergjini.  Aktualisht 34-vjeçari ndodhet në spital, jashtë çdo rreziku për jetën me dëmtime të lehta.

Flash Lajme