Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla se kandidaturat e propozuara nga Meta për KLSH janë të papërshtatshme, ka reaguar zëdhënësi i presidentit.

Tedi Blushi ironizon duke thënë se janë të papërshtatshme pasi asnjë prej tyre nuk është dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash, si dhe të ketë marrë diplomën e shkollës së lartë pa bërë të mesmen.

“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.
Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.
Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”, shprehet Tedi Blushi në “Facebook”.

Flash Lajme