Në Ambasadën Greke në Tiranë është zhvilluar ceremonia e lamtumirës për mbarimin e mandatit të ambasadores, Eleni Sourani në Shqipëri.

Në fjalën e saj, para punonjësve të ambasadës, si dhe diplomatëve të shteteve të tjera dhe qytetarëve të ftuar në ceremoni, diplomatja Surani vlerësoi bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe qytetarët gjatë misionit të saj.

“Falenderoj atdheun tim për nderin që më beri duke më besuar përfaqësimin e tij në Shqipëri, falenderoj Shqipërinë, institucionet dhe qytetaret e saj për bashkëpunimin, kolegët e trupit diplomatik, kolegët dhe bashkëpunëtoret e shkëlqyer të Ambasadës, miqtë e Greqisë dhe të Ambasadës, të gjithë ata më të cilët bashkëpunuam gjatë madatit tim dhe për gjithçka që arritëm së bashku’’,- tha midis të tjerave znj. Sourani.

Ambasadorja Greke, Eleni Surani dhe Ambasadori i Serbisë në Tiranë, Mirolub Zariç

Flash Lajme