Grupi Parlamentar Demokrat do të dorëzojë sot një kallëzim penal për koncesionet e dy akseve rrugore shumë të debatuara Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.

Kallëzimi vjen pasi mazhoranca rrëzoi me shumicë votash dekretet e Metës, që kthenin ligjet për rishqyrtim në Kuvend.

Kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë e Tiranës nga deputeti Halit Valteri, i cila në seancën e së enjtes apeloi Prokurorinë që të nisë hetimet për pr/ligjin për koncesionet e rrugëve; Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Në një prononcim për mediat Valteri u shpreh se ky kallëzim në organin e akuzës bëhet për të ndëshkuar grabitësisht.

“Po vjedhin mln euro nga koncesionet e dy rrugëve. Po i ngarkojnë shqiptarëve një borxh publik”- u shpreh ndër të tjera Valteri.

Flash Lajme