Që nga viti 2015 kur u zgjodh për kryetar bashkie, Erjon Veliaj ka premtuar se do të ndërtojë 20 shkolla dhe do të eliminojë mësimin me dy turne.

Sot, katër vite më pas, ai premton sërish, ndërsa mijëra fëmijë detyrohen që të bëjnë mësim pasdite.

Sot rreth 33 shkolla 9-vjeçare zhvillojnë mësim me dy turne, përfshirë edhe disa gjimnaze si “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri”.

Kryetari i bashkisë nuk i mbajti premtimet as në vitet 2017 kur 33 shkolla 9-vjeçare përfshirë edhe gjimnazet “Ismail Qemali” e “Sami Frashëri” zhvilluan mësim me dy turne. Kjo gjendje vazhdoi edhe në vitin 2018 për disa nga shkollat e kryeqytetit.

Premtimi më i fundit i Veliajt ishte në korrik 2019, por gjendja është sërish e njëjtë. Këtë vit numërohen vetëm 5 shkolla të reja të ndërtuara, ku një pjesë e tyre janë rikonstruktuar dhe nuk janë ndërtuar nga themelet. Ndiqni paradën e premtimeve:


Flash Lajme