Drejtori i Informacionit në Ora News, Brahim Shima i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka reflektim për një ndryshim radikal për vjedhjen e votave.

Shima tha se nëse ne nuk pranojmë një rregull të qartë për mosvjedhjen e votës, do  të ishte e kotë të bëheshin ndryshime.

Pjesë nga biseda: 

Hila – Shimas: Refuzimin e opozitës ti e shikon një shenjë kolapsi?

Brahim Shima: Refuzimi është një formë reagimi jo vetëm për të tërhequr vëmendjen, por edhe për të detyruar një ndryshim të madh, radikal. Opozita ka hequr dorë nga çdo pushtet për të treguar ja jam e zhveshur nga çdo gjë dhe flasim në bazë parimore. Kjo duhet shoqëruar me një ndryshim.

Hila: Duket sikur zoti Basha nuk ka ndërruar fare faqe.

Shima: Sepse nuk ka një reflektim për një ndryshim radikal. Ne jemi dakord që votat në Shqipëri janë të pasigurta, çdo lloj sistemi të nxjerrësh. Çdo lloj forme numërimi të bësh. Çfarë do lloj reflektimi në kohë të bësh, po nuk pranuam një rregull të qartë që nuk do vidhet vota është e kotë të bëhen ndryshime.

Çipa: Ha pak diskutim kjo, sepse demokracia është përfshirje.  Nëse ti nuk përfshihesh nuk i mbron do të drejtat e tua.

Shima: Si të përfshihem kur nga pala kundërshtare nuk ka reflektim.

Murrizi: Si mund të ndryshosh pa u përfshirë?

Shima: Ai po thotë unë përfshihem, por në këtë formë radikale, jo të bëjmë korrigjime.

Ndoka: Basha ka qenë i qartë në kauzën e tij.

Flash Lajme