Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se në vendet e shtetit të së drejtës kryeministri Rama duhet të ishte dënuar nga Gjykata me mosvotim për 10 vite.

Hila: Kushtetuesja mblidhet. Thotë zgjedhjet janë të pavlefshme, të ripërsëriten dhe Rama s’ka pse jep dorëheqjen. Ju do hyni në këto zgjedhje apo nuk keni shkuar kaq larg në mendimin e një plani B, apo C?

Nard Ndoka: Aksioni jonë opozitar ka lidhje me krimin zgjedhor. Nuk mund ti besojmë një kryeministri që është kapur duke i vjedhur zgjedhjet që t’i organizojë prap ai. Në një tjetër shtet të së drejtës zoti Rama duhet të dënohej nga Gjykata të mos votonte vetë për 10 vite dhe jo më të organizonte zgjedhjet. Kjo është taksative, e panegociueshme që Rama të jetë organizator i zgjedhjeve.

KQZ-së i dha urdhër Rama që të votojë dekretin e Presidentit. KQZ është një vegël e Ramës. Shkaktari i kësaj krize është Rama. Rama do gjejë solucionin ta zgjidhë këtë krizë. Kjo është e vetmja axhendë për momentin e Ramës. Sot mbështetësja e tij, Tayna Fajon tha e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme. Nuk ka rrugë tjetër edhe për vetë Ramën. Se si do të shkojmë deri aty është çështje ndërgjegjësimi. Ose do detyrohet nga presioni ndërkombëtar dhe i qytetarëve shqiptarë, ose do të japi një zgjidhje vetë duke qenë i ndërgjegjësuar.

Flash Lajme