Është thirrur sot në prokurori ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Sot në orën 12.00 pritet të pyetet lidhur me skandalin e pesticideve, i publikuar në media disa javë më parë.

PP i kërkon Prokurorisë së Tiranës të hetojë ish ministrin për shpërdorim detyre, duke lejuar të hyjnë në vend pesticide të dëmshme e me pasoja serioze për shëndetin e konsumatorit shqiptar.

Mjekët kanë dhënë alarmin se ky lloj pesticidi, “Silikon Mix” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, që më pas shoqërohen me deformime tek foshnjat e sapo ardhura në jetë.

Për këtë arsye, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi 4600 litra, i cilësuar si helm i rrezikshëm.

Flash Lajme