Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur për festën e PS-së që nesër opozita të jetë në tavolinën e Reformës Zgjedhore dhe është shprehur se nuk do të jenë të pranishëm.

”Reforma Zgjedhore, e baras-vlefshme me reformën në drejtësi. Ky komisionin nuk ka më legjitimitet, ky është një komisionin bipartizan. Ky Parlament është monist, ai komision është monist. Propozimi ynë kërkon gjetjen e një instrumenti të besueshëm jashtë këtij parlamenti. Nuk mund të diskutohet në komisionin e reformës zgjedhore. Ne nuk kërkojmë një reformë zgjedhore për PD apo për PS, por për shqiptarët. Kosova dha një leksion të jashtëzakonshëm. Është në dritën e diellit se çfarë ndodhi atje. Për ne është një turp i madh. Duhet të që interesi i publikut të jetë qartazi i përfshirë në këtë reformë zgjedhore. Në fund fare, reforma zgjedhore dhe çështja madhore që mund të futet në këtë reformë, siç është diskutimi i sistemit zgjedhor, nuk janë çështje teknike. Shqipëria ka një ligj, thotë OSBE/ODIHR, që është baza e mirë për të bërë zgjedhje dhe dështon në mënyrë të turpshme”,-tha ai në ”A2Cnn”

Flash Lajme