”Big Brother” në Krumë. Ky vend tashmë do të monitorohet 24 orë me kamera dixhitale. Ky sistem monitorimi u përuarua sot në Komisariatin e Policisë Has, ku të pranishëm ishin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariateve të tre rretheve, Kryetari i Bashkisë Has dhe drejtues të organeve ligjzbatuese në Qark.

Prefekti i Qarkut, Zenel Kuçana e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm këtë investim që do shërbejnë në rritjen e parametrave të sigurisë dhe ka theksuar se tre muaj më parë ka përfunduar instalimi i kamerave dixhitale në qytetin e Kukësit dhe brenda vitit do të përfundojë dhe në qytetin e Bajram Currit.

Flash Lajme