Në prag të nisjes së vitit të ri akademik 2019-2020, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve për zbatimin e kontratës sociale me studentët, kontratë kjo e njohur ndryshe si “Pakti për Universitetin”.

Shahini ka kërkuar vijueshmëri në zbatimin e këtij pakti duke nisur nga politika për ofrimin e bursave të studimit për më të mirët, e deri te shpërndarja e kartave për t’i ardhur në ndihmë studentëve në marrjen e shërbimeve të ndryshme.

”Gati për fillimin e vitit të ri akademik. Takova rektorët për zbatimin e Paktit për Universitetin, politikën tonë për bursat dhe përjashtimin nga tarifat, kontrollin e plagjiaturës, investimet në konvikte, shpërndarjen e kartës së studentit dhe çështje të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e vitit akademik 2019-2020”.

Flash Lajme