Parlamenti Europian u mblodh dje për të diskutuar në lidhje me diskutimet që do të mbahen në datat 17-18 tetor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.

Gjatë diskutimeve janë marrë parasysh edhe çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë diskutimeve për Shqipërinë u theksua rëndësia e këtyre negociatave dhe e ardhmja në Bashkimin Europian. Jean Claude Juncker gjatë fjalës së tij përpara eurodeputetëve të Parlamentit Europian vuri në dukje se Bashkimi Europian nuk mund të ketë një zgjerim pa fund, për këtë arsye nevojitet edhe një thellim i integrimit të Bashkimit Europian.

Fjala e Jean Claude Juncker

Komisioni do të bëjë çdo gjë për të mirën e qytetarëve të BE-së. Shumë nga çështjet në agjendën e parlamentit duhet të merren parasysh. Tani duhet të flasim për bazat e funksionit në vitet në vijim. Duhet të veprojmë për të luftuar ndryshimet klimatike. Të mbështesim rajonit. Të kemi një marrëveshje për zhvillimin. Duhet të flasim më pak dhe të marrim më shumë vendime. Të rinjtë duhet të marrin Erasumus në kohë. Buxheti duhet të miratohet me shpejtësi. Është turp që nuk po arrijmë në një vendim. Ndryshe do të jetë shumë vonë për këto palën. Nuk duhet të përsërisim gabimet e tjera. Tani është mjaft. Bëhet fjalë për njerëzit në BE. Sfidat që përballemi me migracionin. Kjo temë është shumë e rëndësishme. Po e përsëris se nesër kur të jap opinion tim. Është edhe klima një çështje e madhe. Marrëveshja e Parisit nuk do të mund të vihej në jetë pa një bashkëpunim. Të forcojmë investimet dhe çështjet e tjera. Tranzicioni global duhet të shpejtohet.

Çështja e zgjerimit

Që kur e mora mandatin thashë që gjatë mandatit tim në krye të Komisionit Europian nuk do të ketë më raunde të zgjerimit. Disa nga ju u mërzitët dhe sidomos Ballkani Perëndimor. Nëse ne duhej të ishim përgjegjës të paktën të jemi të ndershëm. Ishte e dukshme se nuk mund të kishim më zgjerim deri ne vitin 2025. Por është e drejtë të jemi të ndershëm me ata që duan të anëtarësohen ne Bashkimin Europian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka bërë progres dhe kjo është arsyeja se pse presidenti David Sassoli, Unë personalisht, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Europian, Doanld Tusk, shkruam një letër për vendet e Bashkimit Europian, për të mbajtur premtimin e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nëse Bashkimi Europian tregon një dëshirë të mirë, atëherë ka një dëshirë të mirë për të arritur një gjë të tillë. E tillë është marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Greqinë. U zgjidh një konflikt shumë vjeçar. Dhe reformat e Shqipërisë duhet të na inkurajojë të konsiderojmë mundësinë e hapjes së negociatave dhe me Maqedoninë e Veriut. Por zgjerimi nuk është një gjë që mjafton. Nuk mund të zgjerohesh shumë e më shumë, por duhet një thellim i ndërtimit të Bashkimit Europian. Duhet të bazohemi tek vlerat të cilat nuk duhet ti humbasim. Dhe ata qe duhet të anëtarësohen nuk duhet të humbasin këto vlera./Erjon Dervishi

Flash Lajme