Një turist zviceran është aksidentuar teksa ishte duke udhëtuar me motor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkurë, në fshatin Prekal.

Paraprakisht mësohet se turisti ka humbur kontrollin e motorit, duke përfunduar në lumin Kir.

I plagosur ka fraktura në kokë, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Flash Lajme