Një person mbeti i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Mësohet se si pasojë e një konflikti situata ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Si ndodhi ngjarja

Në orët e para të mëngjesit, një prej personave ka shkuar në banesën e ish-të dashurës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë. Mes tyre ka patur mosmarrëveshje dhe vajza ka thirrur në ndihmë një të afërmin e vet i cili punon polic burgjesh.

Konflikti ka degjeneruar pasi polici ka përdorur armën e shërbimit dhe ka vrarë ish-të dashurin e vajzës si dhe vetë ka mbetur i plagosur.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Lajmi në përditësim

Flash Lajme