Vazhdon protesta tek unaza e re, protestuesit kanë bllokuar rrugën, ndërsa nuk ka munguar edhe hedhja e flakadanëve, diçka e cila ka bërë që të ndërhyjnë edhe forcat e policisë.

Situata ka qenë e tensionuar pasi mëngjesin e sotëm janë arrestuar tre protestues. Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe disa ish-deputetë të opozitës, ndër ta edhe Klevis Balliu, që ka ftuar të gjithë qytetarët të mbështesin këta banorë të cilët po luftojnë për shtëpitë e tyre.

Ndërkaq, banorët kanë shpalosur pankarta si dhe kanë lëshuar thirrje ndaj qeverisë dhe bashkisë së kryeqytetit kundër projektit që prek banesat dhe bizneset e tyre, një projekt të cilin ata e konsiderojnë si korruptiv.

Flash Lajme