Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Duncan Norman shprehet se vendi i tij do të japë vlerësim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Duke folur nga Kukësi në një aktivitet ku ishte i pranishëm ditën e sotme, ai iu përgjigj interesit të mediave kur tha se Britania do të jetë në anën e Shqipërisë në ditën kur do të diskutohet për çeljen e negociatave.

Pavarësisht se Britania në fund të këtij muaji largohet nga BE, ajo do jetë prezente dhe zëri pro për Shqipërinë“, tha Norman.

Flash Lajme