Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduart Shalsi, u shpreh sot se, Korporata e Investimeve është mekanizmi i duhur që do të zhvillojë pronon publike përmes investimeve dhe projekteve madhore me impakt në ekonominë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, në seancën plenare të Kuvendit ku u diskutua projektligji për Korporatën e Investimeve, Shalsi tha se “ky projektligj vjen sipas modeleve më të mira ndërkombëtare dhe nën konsulencën e një grupi profesorësh të Howard. Korporata e Investimeve ishte një mekanizëm i munguar deri më sot në vendin tonë dhe vënia në funksionim e tij, do t’i jepte qeverisë shqiptare mjetin e dukur për të negociuar me privatin”.

“Korporata e investimeve është mekanizmi i duhur që bën partnershipin midis publikut dhe privatit”- theksoi Shalsi.

Shalsi theksoi se, zhvillimi i pronës publike përmes Korporatës së Investimeve, është zhvillim eficient në shërbim të zhvillimit gjithëpërfshirës që i shërben vendit, ekonomisë dhe qytetarëve.

Flash Lajme