Kryeministri i Maqedonisë së Veriut duket se do të përmbushe zotimin e tij për të dhënë dorëheqjen, pas përgjigjes zyrtare për mos’hapjen e negociatave.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëherësh dhe ish-zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme, Kreshnik Çollaku duke iu referuar burimeve të tij deklaroi në RTV Ora se: “Zaev ka dhënë dorëheqjen dhe pritet ta shpallë në mënyrë zyrtare nesër ose pasnesër”.

Sipas Çollakut, Maqedonia e Veriut po paguan kusuret e Shqipërisë. Për këtë ai iu referua deklaratës së Macron sipas të cilit, shumica e vendeve të BE-së ishin pro hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe kundër Shqipërisë. Por për të mos dërguar sinjale negative drejt Ballkanit Perëndimor dyert e BE-së u mbyllën për të dy vendet.

Çollaku tha se edhe Rama njësoj si homologu i tij, Zaev duhet të japë dorëheqjen dhe të mbajë përgjegjësi për dështimin e Shqipërisë në këtë proces kaq jetik për shqiptarët.

Flash Lajme