Viktima e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar brenda tunelit në aksin Tiranë-Elbasan është Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti.

Ajo përmes një statusi tepër prekës në rrjetin social Facebook, shpreh lëndimin që ndjen përbrenda si dhe i kujton edhe dhimbjen e humbjes së motrës një vit më parë.

“Ma thërmove zemrën o Tonçe. Thonë që zoti zgjedh më të mirët, por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë”, shkruan ajo në Facebook.

Dramën e saj e thellon edhe më shumë fakti që një vit më parë, ajo humbi dhe të motrën. Ilva Maçolli ndërroi jetë një vit më parë pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej një kohe të gjatë.

Flash Lajme