Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është zhvilluar takimi i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Kapitullin 19: “Politikat Sociale dhe Punësimi”, nën drejtimin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile dhe anëtarë të Grupit, të cilët u informuan mbi Urdhrin e Kryeministrit Nr. 113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian”.

Gjatë takimit zëvendësministrja e MSHMS, Bardhylka Kospiri i informoi anëtarët e grupit për hapat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në cilësinë e institucionit kryesues për Kapitullin 19 “Politikat Sociale dhe Punësimin”.

Flash Lajme