Tokat në Gjirin e Lalëzit dhe fshatin Hamallaj, prej disa vitesh po shfrytëzohen për ndërtime kompleksesh dhe resortesh.

Por kjo hapësirë e bukur në anë të detit ka shkaktuar një luftë të gjatë që ka shkaktuar edhe viktima.

I pari që humbi jetën në një atentat ishte gjyqtari Skerdilaj Konomi, ndërsa po punonte për t’i njohur familjes së tij pronësinë e qindra hektarë toke në atë zonë.

Së fundmi, thuhet se për toka e këtij bregdeti, prokurori Arjan Ndoja së bashku me Alekandër Lahon dhe shoferin e tij Andi Malokun, ranë preh e atentatit të datës 1 nëntor.

Shoferi i prokurorit, për shkak të plumbave që mori në gjoks dhe kraharor, u nda nga jeta, pasditen e së enjtes.

Por fillimet e përplasjeve për pronat në gjirin e Lalëzit, datojnë shumë më herët. Banorët e zonës së Hamallajt u përleshën me policinë 9 vitë më parë, ndërsa sot tregojnë problemet që ka toka në të cilën ata jetojnë

“Shtëpitë janë të palegalizuara të gjitha. Janë bërë tre herë regjistrimet për legalizim. Shkon atje dhe thonë jo, nuk na lënë. Jo vetëm sot por gjithmonë na kanë thënë që nuk na lënë.

Se kush nuk i lë, as ata vet nuk mund të tregojnë dot, sepse edhe ata kanë hallet e veta. Çdo njeri që vjen..mbi 5-6 pronarë kanë ardhur..jo kjo është e imja, jo kjo e imja.

Na dhanë toka pak me u pasuru vet. Gjirin e Lalëzit këtu e kanë grabitur këmbë e kokë. Nuk merret dot hipoteka. Dokumenti nuk merret. Se këtu është nami…këtu është luftë e madhe”, shprehen banorët.(TCH)

Flash Lajme