Mëngjesin e sotëm, në qytetin e Durrësit u gjet një trup pa shenja jete nga disa peshkatarë.

Kufoma është gjetur në det në një distancë prej gati 10 km nga bregu.

Trupi i pajetë është dërguar në Portin e Durrësit me anë të një peshkarexhe. Sipas informacioneve paraprake, ka dyshime se kufoma i përket seksit femër.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna rreth identitetit të personit të vdekur dhe shkaqeve të vdekjes.

Flash Lajme