Një 40-vjeçar është dhunuar nga tetë persona, pasi kishin konsumuar pije alkoolike në lokalin në pronësi të tij, në Dunicë të Pogradecit.

Mësohet se shtetasi Erjon Çollaku është dhunuar barbarisht me mjete të forta para lokalit të tij duke mbetur pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm.

I dhunuari ka deklaruar se nuk i njihte personat të cilët e dhunuar, ndërsa ndodhet në spitalin e Korçës  jashtë rrezikut për jetën.

Flash Lajme