Rradha e aplikimit për kartë identiteti në verë po rikthehet edhe tani në nëntor. Aplikimi për kartë identiteti dhe pasaportë biometrike në Lezhë kushton orë të gjata pritje. Punohet vetëm me dy sportele, të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e qytetarëve që nis që në orët e para të mëngjesit.

Qytetarët thonë se u duhet të qëndrojnë gjatë në radhë madje edhe më fëmijë të vegjël. Zgjidhjen e shohin tek shtimi i sporteleve. “Unë kam dy orë për kartë identiteti. Radhë boll. Problem është sepse ne jemi në moshë, nuk mund të rrimë kështu në këmbë. Radha nuk hiqet e as nuk ka për tu hequr”. Skadimi i 1.4 mln kartave të identitetit ka sjellë të njejtën panoramë thuajse në të gjitha bashkitë e vendit.

Flash Lajme